BULEVARDI ME SIMBOLE/ Para Kryeministrisë, protestuesit rreshtojnë këpucë duke simbolizuar emigrimin e shqiptarëve (VIDEO)
Me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë është vënë re vendosja e disa këpucëve, të cilat janë vendosur para godinës kryeministrore, në simbol të emigrimit.
Sipas protestuesve, ato këpucë simbolizojnë ata që nuk kanë mundësi t'i bashkohen tubimit dhe revoltës së tyre, për shkak se ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ndaj në shenjë solidariteti dhe në emër të atyre shqiptarëve që nuk ndodhen fizikisht aty, qytetarët kanë zgjedhur pikërisht këtë mënyrë për t'i rikujtuar se dhe zëri i tyre po përfaqësohet në kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

