Ekspertët: Stërvitja nuk është më për pamje, por për...

Ekspertët: Stërvitja nuk është më për pamje, por

Gjithnjë e më shumë njerëz po e shohin stërvitjen jo vetëm si mënyrë për të pasur trup estetik, por si një investim për shëndet dhe jetë më të gjatë.

Sipas ekspertëve të fitnesit, fokusi po zhvendoset drejt ruajtjes së formës fizike funksionale, ku rëndësi kanë lëvizja e përditshme, ushqimi i balancuar, gjumi i rregullt dhe kujdesi ndaj trupit në afat të gjatë.

Një rol të rëndësishëm në këtë qasje jep edhe ideja se nuk është e nevojshme perfeksioni ekstrem, por një rutinë e qëndrueshme që ndihmon trupin të mbetet aktiv dhe i fortë me kalimin e viteve.

Në shumë vende me popullsi që po plaket, është rritur kërkesa për programe stërvitore të përshtatura për moshat e mëdha. Kjo lidhet edhe me faktin se aktiviteti fizik ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundje si diabeti dhe problemet e zemrës.

Një ndryshim i dukshëm në botën e fitnesit është kalimi nga ushtrimet tradicionale kardio drejt stërvitjes së forcës dhe ushtrimeve funksionale, që ndihmojnë në përballimin e aktiviteteve të përditshme.

Po ashtu po fiton popullaritet edhe një format i ri stërvitjeje që kombinon vrapin me ushtrime intensive, ndërsa palestrat po raportojnë rritje të kërkesës për programe force dhe qëndrueshmërie.

Teknologjia po luan gjithashtu rol në këtë fushë, duke ndihmuar në krijimin e programeve më të personalizuara për ushtrime, edhe pse udhëzimi nga trajnerët mbetet i rëndësishëm.

Në disa vende po hapen edhe palestra që funksionojnë pa staf të përhershëm, ku hyrja bëhet përmes aplikacioneve në telefon dhe gjithçka menaxhohet në mënyrë dixhitale.

Në përgjithësi, fitnesi sot po shihet më shumë si mënyrë për të ruajtur shëndetin dhe energjinë në afat të gjatë, jo vetëm për pamjen fizike.

 

EMISIONET