Shëngjin/ Zgjodhën rrugën dytësore për të shmangur trafikun, autobusi turistik del nga rruga dhe përfundon në kanal

Shëngjin/ Zgjodhën rrugën dytësore për të shmangur

Një autobus i një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në zonën e Ishull-Shëngjinit, gjatë mesditës së kësaj të shtune.

Mjeti po kthehej nga Shëngjini dhe nuk kishte pasagjerë, por vetëm stafin e agjencisë. Për të shmangur trafikun në dalje të zonës turistike, drejtuesi kishte zgjedhur një rrugë dytësore.

Gjatë lëvizjes në një segment të ngushtë, përballë autobusit është shfaqur një automjet tjetër.

Për të shmangur përplasjen, shoferi ka devijuar drejt skajit të rrugës, por autobusi ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Personat që ndodheshin në mjet kanë dalë menjëherë jashtë pa pësuar lëndime. Nga ngjarja janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia rrugore po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET