PS fiton 71.08% të votave për Këshillin Bashkiak në Poliçan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2023, 11:21
Partia Socialiste ka fituar 71.08% të votave për anëtarë të Këshillit Bashkiak në Poliçan ose 13 mandate.
Nga rezultatet e publikuara nga KQZ pas numërimit të 22 qendrave të votimit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar 10.32% të anëtarëve të këshillit ose 1 mandat.
Po ashtu, Partia Demokratike ka fituar 5.93% të votave, e përkthyer në 1 mandat.