PROTESTAT PARALELE/ PD ikën te Parlamenti, Adriatik Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

Para Kryeministrisë, PD-ja zhvilloi protestën e tretë kombëtare kundër qeverisë Rama.

Mbështetësit e opozitës pas fjalimit të Berishës më pas iu drejtuan Kuvendit aty ku kanë zhvendosur protestën.

Ndërkohë pas largimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, para kryeministrisë mbërriti Adriatik Lapaj i cili mbajti dhe një fjalim të shkurtër.

Lapaj u shpreh se, sipas tij, Edi Rama dhe qeveria që ai drejton “po vjedhin çdo ditë qytetarët” dhe se rrëzimi i tij nuk mund të vijë përmes “shëtitjeve simbolike”, por vetëm përmes një proteste masive dhe të pandërprerë.

Ai theksoi se qëndrimi për pak orë në shesh dhe shpërndarja nuk sjell asnjë ndryshim real.

“Po vazhdojmë prapë te sheshi. Sot është dita e 65-të e rezistencës sepse edi rama dhe qeveria e tij hajdute na vjedh cdo ditë. Nuk rrëzohet Edi rama me shëtitje rrëzohet  me protestë massive, as me 10 molotove. Duhet protestë pa mbarim, këtu do rrimë cdo ditë. Nuk mjafton të rrimë 2 orë dhe të ikim

Në ditët në vazhdim do të njoftojmë protestat e radhës për të mos u ndalur në këtë betejë. Ne po bëjmë maksimumin e asaj që mundemi.

Cdo njeri që e ka seriozisht përballë Edi Ramës dhe qeverisë hajdute që ai drejton duhet të vendosë. Sot është dita e betejës, tashmë është koha që të bashkohen të gjithë kundër hajdutëve.” – tha Lapaj ndër të tjera.

EMISIONET