PAMJE TË FRIKSHME TE KUVENDI/ Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

Pasi i vunë flakën Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur tek godina e Kuvendit të Shqipërisë.

Me t’u bashkuar, kanë nisur dhe shtyrjet e para fizike mes protestuesve dhe kordonit të policisë.

Në protestën e tretë kombëtare të thirrur nga opozita protestuesit hodhën sërish dhjetëra kokteje molotov në drejtim të Kryeministrisë, të cilët shpërthyen në flakë.

Tensionet u shënuan menjëherë pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhej në podium në momentin kur disa protestues hodhën kokteje molotov në drejtim të forcave të rendit, të vendosura në kordon përpara Kryeministrisë. Si pasojë, u rrezikua siguria e efektivëve të policisë.

Protestuesit hodhën gjithashtu edhe fishekzjarre në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Në reagim ndaj lëndëve piroteknike, policia përdori ujë me presion përmes një autoboti, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Protestuesit të shoqëruar edhe me deputetë të PD-së, u zhvendosën para Kuvendit. Ndërkohë, pranë godinës së Parlamentit kishte një prezencë të shtuar të forcave policore.

Pas disa minutave proteste paqësore para Kuvendit, protestuesit e opozitës hodhën molotovë të cilët shpërthyen në flakë si dhe lëndë piroteknike në drejtim të forcave të policisë të cilët kishin krijuar një kordon para hyrjes së parlamentit.

Dhe pas tyre kanë nisur hedhjet e molotovëve, duke krijuar një situatë të frikshme, ku shpërthimet u shënuan në këmbët dhe trupat e policëve.

PAMJE TË FRIKSHME TE KUVENDI/ Protestuesit hedhin molotovë mes

Sakaq si pasojë e breshërisë së molotovëve një makinë që ndodhej e parkuar është përfshirë nga flakët, ndërsa gjithashtu kanë pësuar djegie edhe tetë efektivë policie.

Në kundërpërgjigje, Policia e Shtetit reagoi duke shpërndarë protestuesit me autobote me ujë me presion si dhe me gaz lotsjellës.

Sipas raportimeve këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Pjesa më e madhe e turmës është përqendruar pranë Parlamentit, ndërsa disa protestues kanë qëndruar ende pranë Kryeministrisë.

Kjo ishte protesta e tretë kombëtare e PD-së, në të cilën opozita kërkon largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

PAMJET LIVE NGA KUVENDI

EMISIONET