Protesta opozitare e 10 Shkurtit / Berisha: Strategjia e PD është e qartë, betejë gjer në rrëzimin e qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 16:16
Pesë ditë para protestës së 10 shkurtit e lajmëruar nga PD, Sali Berisha thotë se strategjia e saj është e qartë!
“Strategjia e PD është absolutisht betejë gjer në rrëzimin e Edi Ramës.”- tha kryedemokrati.
Qeverinë socialiste që 9 muaj më parë fitoi zgjedhjet me 83 mandate, Berisha e quajti jo legjitime, ndaj rrëzimi i saj për opozitën është domosdoshmëri!
Gjatë konferencës së përditshme për shtyp kryedemokrati vijoi akuzat ndaj kreut të qeverisë e Gjykatës Kushtetuese.
Konferenca për shtyp e zhvilluar pak orë më parë:

