"Stabiliteti politik, jetik për ecurinë tonë"/ Koçeku: Jemi vende me kapacitet të vogël ndaj duhet të fitojmë besimin e ndërkombëtarëve
Në studion e Ora News ka qenë e ftuar deputetja socialiste Marjana Koçeku, e cila ka folur për rëndësinë e ecurisë së vendit drejt BE.
Ajo ka nënvizuar se bashkëpunimi rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përshpejtoj procesin e integrimit.
“Sot është me rëndësishme se kurrë të flasim dhe të veprojmë për bashkëpunimin rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, aq më tepër që na bashkon një aspirat e përbashkët politike, siç është procesi i integrimit në BE.
Stabiliteti politik dhe bashkëpunimi ekonomik në rajonin tonë është do të thoja jetik për ecurinë tonë politike dhe ekonomike sepse në vetvete vendet tona janë të vogla, me ekonomi të vogla, me kapacitete të kufizuara dhe bashkëpunimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Vetë kjo për të mbërritur kredibilitetin tonë në arenën ndërkombëtare por edhe për të pasur përfitime më të mëdhaja prej përfituar edhe nga projektet që ofrohen nga BE.
Besoj se rajoni i Ballkanit Perëndimor, duhet të dalin prej izolimit dhe stagnacionit politik dhe ekonomik të kaluar dhe të jenë më të hapur drejt një bashkëpunimi, që domosdoshmërisht do të na çojë të gjithëve bashkë drejt një të ardhme më të mirë politike dhe ekonomike.”
Ndiqni intervistën e plotë:

