“Partizani”, Jamarbër Malltezi sot në SPAK, avokatët e tij nisin përballjen me rekurse në Gjykatën e Lartë
Jamarbër Malltezi ka depozituar një ditë më parë në Gjykatën e Lartë rekursin për heqje të masës së sigurisë të vendosur si shkak i hetimeve për procedurave të ndjekura për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë arrest në shtëpi, dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që klienti i tij të jëtë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.
Rekursi është dorzuar një ditë më parë e ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e senacës.
Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarbër Malltezin.
Këtë të enjtë në SPAK do të mbahet senaca e marrjes në pyetje të dhëndrrit të ish-kryeministrit Jamarbër Malltezi.