Një moment historik / Muçaj: Ja çfarë nënkupton Konferenca e 9-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri

Një moment historik / Muçaj: Ja çfarë nënkupton

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap vendimtar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjatë Konferencës së Nëntë Ndërqeveritare, është zyrtarizuar akti formal i mbylljes së tre kapitujve të parë negociues, duke kaluar kështu në një fazë të re dhe shumë të rëndësishme të procesit të integrimit.

Ky zhvillim konsiderohet një sukses i madh për vendin, duke treguar një progres të prekshëm në plotësimin e detyrimeve evropiane.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte Ermelinda Muçaj, e cila u shpreh se në këtë ngjarje të rëndësishme nuk ishte vetëm Shqipëria në fokus. Paralelisht u mbajtën edhe tre konferenca të tjera për vendet e cilësuara si "front-runners", përkatësisht Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë.

Secili prej këtyre shteteve ka shënuar hapa të rinj në rrugën evropiane. Mali i Zi mbetet më i avancuari, duke arritur mbylljen e 18 kapitujve negociues, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë hapur së fundmi grup-kapitullin e gjashtë.

"Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse në të cilën bëjnë pjesë kapitulli 25 'Shkenca dhe kërkimi shkencor' dhe kapitulli 26 'Arsimi dhe kultura'.

Që prej majit 2022 dhe tashmë jemi një vit më pas, arrijmë në shënimin e mbylljes së tyre.

Por duhet të theksojmë këtu që në të vërtetë kapitulli 25 dhe 26 janë ata që mbyllen të parët, jo vetëm në rastin e Shqipërisë, kështu ka ndodhur në Malin e Zi apo dhe Serbinë, për vetë faktin sepse këto dy kapituj nuk kanë legjislacion të mirëfilltë 'Acquis' apo voluminoz siç e kanë kapitujt e tjerë në të cilët na duhet harmonizimi dhe transpozimi i tyre në rendin juridik kombëtar.

Por kemi të bëjmë këtu me kapacitete të zbatimit të programeve kuadër të BE-së dhe asocimin e Shqipërisë brenda këtyre programeve siç është Horizon Europe.

Dhe për të siguruar asocimin pikërisht të vendit tonë në këto programe, duhet të garantonim që i kemi kapacitetet e nevojshme administrative dhe jo vetëm në këtë fushë të kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, por duhet të kemi dhe kapacitete të burimeve njerëzore, pra staf të mjaftueshëm në mënyrë që të kemi zbatueshmëri të projekteve të cilat më pas do të na ofrohen si grante për kërkime shkencore dhe inovacion", u shpreh Muçaj.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET