Në pritje të Samitit të Procesit të Berlinit, Mitsotaqis konfirmon ardhjen, por jo Vuçiç dhe Meloni. "Blindohet" Tirana

Kryeqyteti i Shqipërisë po bën përgatitjet e fundit për të pritur liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe ato të vendeve të Procesit të Berilinit, të cilët pritet t’i bashkohen Samitit që organizohet për herë të parë në një vend jashtë vendeve anëtare të BE-së.

Sa i përket pjesëmarrësëve, gazetari Isa Myzyraj bën me doje për “Ora News” se kryeministri i Freqisë Kyriakos Mitsotakis ka konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë pasi Greqia është shtet anëtar i Procesit të Berlinit.

Ndërkaq mbetet me interes një takim i mundshëm mes Mitsotakiq dhe Ramës që vjen pas tensioneve të krijuara nga çështja “Beleri”.

Po ashtu, Serbia do të përfaqësohet nga Kryeministrja Ana Brnabic. Sipas një njoftimi të ministrisë së Jashtme Kineze, presidenti serb Aleksandër Vuçiç më 16 tetor, udhëton për në Pekin për të marrë pjesë në “Forumin për bashkëpunim ndërkombëtar” që mbahet në Pekin me 17 dhe 18 tetor.

Burime zyrtare konfirmojnë për “Ora News” se Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nnuk do të jetë në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Nga ana tjetër, gazetarja Alba Kepi theksoi se Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen do të mbërrijë që nesër në Tiranë, ku pasdite pritet të takohet me Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ku pas takimit ata do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Agjenda e Samitit

Në orën 11:00 do të nisë dhe pritja zyrtare e lidereve që do të marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Samiti do të ndahet në dy sesione. Në sesionin e parë do ta nisë fjalën kryeministri Rama ndërsa do të pasohet nga Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen dhe më pas do të mbajë fjalën Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Gjithashtu do të ketë takime bilaterale deri në orën 17:45.

Në orën 18:00 do të mbahet dhe konferenca për shtyp.

Përpos kryeministrave të rajonit, në kryeqytetin shqiptar do të jenë drejtuesit e institucioneve të BE-së si dhe liderët e 10 shteteve të unionit që mbështesin Procesin e Berlinit.

Nga Gjermania si ideator me kancelarin Olaf Scholz, Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak si dhe presidentin francez Emanuel Macron, i cili do të zhvillojë edhe takim bilateral me homologun shqiptar Bajram Begaj.

Për këtë vizitë kryeministri Rama ka shkuar edhe në zyrën e Presidentit Begaj për ta njohur me detajet e takimit bilateral që do të ndodhë një ditë pas Samitit të Berlinit, pasi Macron do të qëndrojë në Tiranë 2 ditë, duke shënuar edhe vizitën e parë zyrtare për një president francez në vendin tonë.

Tirana në shtetrrethim

Nga ana tjetër, gazetari Edison Vatnikaj konfirmoi për “Ora News” se 1604 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës do të angazhohen për sigurinë e Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet të hënën e 16 tetorit në Tiranë.

alba kepi edison vatnikaj isa myzyraj samiti procesi i berlinit

EMISIONET