Partitë joparlamentare: Duam një Kod Zgjedhor ku të njihen koalicionet parazgjedhore

Partitë jo parlamentare kërkojnë që të marrin pjesë në ndryshimet për Kodin e ri Zgjedhor.

“Janë 9 përfaqësues të partive politike, unë nuk i quaj të vogla por i quaj jo parlamentare. Pra, sot është një takim i partive jo parlamentare.”- u shpreh ai.

Kryetarë dhe përfaqësues të 9 partive që nuk kanë arrritur të futen në kuvend këtë legjislaturë u mblodhën të shtunën për të parashkruar kërkesat e tyra.

Ata kërkojnë gjithëpërfshirje dhe që kodi të mos bëhet vetëm nga binomi PD-PS.

“Ne duam një Kod Zgjedhor ku të njihen koalicionet parazgjedhore, kush je ti që i prish këto?”- tha Gjuzi.

Përmes një deklarate partitë joparlamentarë kërkojnë disa ndryshime konkrete në kod.

“Depolitizimi i Komisioneve zgjedhore, Komisionet zgjedhore të çdo niveli duhet të përbëhen nga profesionistë të pavarur, jo përfaqësues partie.”- tha Tepelena.

Në mesin e kërkesave ishte edhe ajo ndalimi i finnacimit të partive politike nga ana e shtetit.

“Ne kërkojmë dhe njëherë të kthehet korrektimi kombëtar, që të përfaqësohemi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Për Kujtim Gjuzin përfshirja e partive jo parlamentare është e nevojshme pasi humbasin mijëra vota.

Ndërkohë ai kishte edhe një ftesë për subjektet e tjera.

Pra, tavolina mund të zgjohet në partitë nëse do flasim vetëm për Kodin Zgjedhor dhe reformën territoriale mund të zgjerohet edhe majtas.”- tha Kujtim Gjuzi.

EMISIONET