Ndoka: PS vlon nga korrupsioni. Arrestimet e SPAK faktojnë aleancën mes Krimit-Drejtësisë-Qeverisë. Benet Beci, të dorëhiqet

Partia Socialiste është përfshirë nga një tërmet ei vërtetë politik, ku dy ditë më parë Asambleja e PS-së shkarkoi të gjithë sekretarët e partisë, përfshi dhe Sekretarin e Përgjithshëm Damian Gjiknuri.

Për kreun e demokrisstianëve Nard Ndoka kjo është një tregues se PS-ja ndodhet në pikën më kritike që ka pasur ndonjëherë në historinë e saj.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” dhënë për moderatorin Beti Njuma, Ndoka u shpreh se PS-në në këto e kanë shoqëruar skandalet e njëpasnjëshme.

“Por tashmë ka skandale mjaft të rënda mbi vete. Vetë Rama përtej akrobacirave të tij politike dhe batutave folklorike ai është në periudhën më të vështirë të tij për faktin se ka mbi vete korrupsionin më të madh të këtyre 32 viteve pluralizëm, siç është skema e incineratorëve, e cila i ka zhytur gjysmën e qeverisë dhe ka mbetur vetëm koka e Ramës në sipërfaqe.

Skenar i përsëritur brenda Partisë Socialiste , askush nuk abuzon pa dijeninë e kryeministrit.

Raporti i DASH-it ishte më kritiku që ka pasur një qeveri në këto 30 vitet e fundit”, u shpreh Ndoka.

Lidhur me skandalin e arrestimeve të fundit të SPAK-ut të njerëzve botës së krimit me drejtues të prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, të cilët përfliten edhe për ndërhyrje të tyre në zgjedhje, sidomos në qarkun Shkodrës, ku përgjimet faktojnë lidhjen e botës së krimit me politikën.

“Kjo është e padiskutueshme, nuk është se po hamendësohet, por ka një lidhje reale mes tyre. Kjo ëhstë një lidhje organike mes tyre. Madje këto personazhe të dosjes në fjalë kanë qenë dhe në fushatë zgjedhore dhe në kushtet morale, kryetari i Bashkisë së Shkodrës duhet të dorëhiqet.

Në qoftë se e njeh sadopak qytetarinë, dhe në kur në kushte normale ai ka thënë që nuk është as njeri i PS-së dhe as i partive të tjera, në kushte normale kur ai e sheh se ka qenë një viktimë e skemave të tilla. Zoti Rama në mënyrë të padiskutueshme që është online me këta personazhe, dhe kjo nuk është rasti i parë që kapet me personazhe të tillë. Kemi rastin e Dibrës dhe shumë raste të tjera.

Së pari kjo e shemb atë, dhe veçanërisht shemb zgjedhjet. Shemb rolin e kryeministrit si protagonist, ku bashkëpunëtorët e tij i dalin gjithmonë me probleme me ligjin”, u shpreh ndër tjera politikani Nard Ndoka.

Arrestimet e SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme dhe më pas edhe Policia e Shtetit kanë publikuar detaje dhe pamjet e operacionit të një dite më parë. ku u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori i Kukësit Xhavahir Lita dhe ish shefin e Operacionales, Oltion Bistri.

Policia njofton se operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie. Në total janë arrestuar 8 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 9 të tjerë

Të arrestuarit janë: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xhevahir Lita, Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta.

Policia thekson se gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), maska, paruke dhe sende të tjera të paligjshme që përdoreshin nga pjesëtarët e grupit kriminal.

 

edi rama nard ndoka benet beci beti njuma

EMISIONET