Qyno: Gjithë bashkëpunëtorët e Ahmetajt në dosjen e incineratorëve janë në arrati. Pritet ekspertiza e pajisjeve kompjuterike dhe celularëve
Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detajet e fundit që vijnë nga hetimet e SPAK-ut të ish-zëvendëskryeministrit të arratisur, Arben Ahmetaj në dosjen e korrupsionit masiv përmes incineratorëve.
Në një intervistë dhënë në studion e lajmeve në “Ora News, Qyno theksoi se të gjithë bashkëpunëtorët e Arben Ahmetajt në dosjen e incineratorëve janë në arrati, por që vërtetojnë korrupsionin e kryer në këtë aferë.
“Sa i përket dosjes “Ahmetaj”, zhvillim i ri në këtë çështje është dërgimi për ekspertim i mjeteve elektronike të gjetura në banesat e Arben Ahmetajt, dhe shpresohet që në këto mjete të gjenden prova dhe dokumente për të ndihmuar në zbardhjen e këtij hetimi.
Ahmetaj ka zgjedhur që ballafaqimin ligjor me prokurorinë ta bëjë në distancë, pra në arrati, duke autorizuar avokatët e tij për paraqitjen e mbrojtjes së tij.
Personat e përfshirë në dosjen e Arben Ahmetajt, si të implikuar në afera korruptive tashmë edhe ata janë në arrati, por që dëshmojnë rolin dhe krimet e Ahmetajt për pasiurinë e tij në mënyrë të paligjshme”, u shpreh gazetari Elton Qyno.