“Operacioni i SPAK u dekonspirua”, Berisha: Nga 15 urdhërarreste, u ekzekutuan 4. Bosët e drogës paguan deri në 5 mln euro

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi operacionin e djeshëm të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, ku SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste. Ai tha se ky operacion u dekonspirua.

“Nga 15 mandat arreste janë ekzekutuar vetëm 4, 11 të tjera janë shitur. Janë shitur me shuma marramendëse, që shkojnë siç flitet edhe 3-5 mln euro. Bosët e drogës dhe të krimit, paratë i kanë në kontejnerë të groposur. Për të shpëtuar kokat nuk pyesin.

Dekonspirimi i këtij operacioni mjaft të rëndësishëm është shumë i rëndë. Fijet e dështimit të çojnë te Edi Rama dhe Taulant Balla.”, tha Berisha.

EMISIONET