Deputetët e PD-së takojnë protestuesit e arrestuar/ Mziu: Ishin të motivuar për të rrëzuar narko-shtetin, opozita do të vazhdojë denoncimet për dh*nën e policisë

Ditën e sotme, disa nga deputetët e opozitës, kanë vizituar të burgosurit e protestës së 22 Marsit.
Një prej tyre ishte dhe Xhelal Mziu i cili deklaroi se protestuesit e arrestuar ishin të motivuar dhe me moral të lartë, duke dërguar një mesazh të qartë për të rrezuar “narko-shtetin”.
"Takuam protestuesit e arrestuar. Na dhanë një mesazh të qartë se ishin të motivuar dhe me moralin lartë për ta rrëzuar këtë narko-shtet . Nuk duhet të jenë ata aty por banditët me kapele.
Në lidhje me dhunën ndaj deputetëve, Meziu thekson se opozita ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë denoncimet e saj kundrejt policëve që kanë ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesve të saj.
Gjatë protestës, disa individë hodhën lëndë djegëse (molotovë) drejt forcave të rendit dhe disa institucioneve.
Si pasojë, 6 punonjës të Policisë u dëmtuan, u trajtuan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
U shkaktuan dëmtime materiale: disa koshash mbeturinash u dogjën, si dhe një automjet policie u përfshi nga flakët.
Në vijim të hetimeve, 24 persona u identifikuan për veprime të kundërligjshme:15 persona u arrestuan në flagrancë, duke përfshirë qytetarë të ndryshëm me moshë nga 19 deri 58 vjeç.
5 të mitur dhe disa shtetas të tjerë janë nën procedim penal.
Procedimi penal u hap edhe ndaj deputetit K. B., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.
Hetimet vijojnë për të identifikuar pjesëmarrësit e tjerë të mundshëm.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

