"Kushtetuesja i dha të drejtë SPAK-ut për pezullimin e ministres"/ Baçi: GJK duhet të ishte ai institucion me vendim të prerë

Në studion e emisionit "Ora e Betit" ka qenë i ftuar analisti Agim Baçi, i cili ka diskutuar çështjen e pezullimit të zv.Kryeministres Belinda Balluku dhe vendimit 4-4 të dhënë nga trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese.

Baçi tha që duhet të ngrejmë pikëpyetjen pse Kryeministri për këtë situatë është duke e marrë kaq qetësisht. 

Ndërkaq, ai nënvizoi se Kushtetuesja duhet të ishte ai institucion që të jepte një vendim të prerë sa i përket Ballukut.

“Mesa është bërë e ditur do duhet të kaloj javën tjetër në parlament. Në datën 12 mars nuk do e kaloj afatin për punë ditësh.

....

Pyetja që vlen të bëhet është ku e merr gjithë këtë siguri Rama që në një situatë tjetër çdo skandal domethënë, do kishte nje reagim krejt tjetër politikë.

Ne na intereson qendrimet politike, ne nuk jemi juristë që të themi sa do dënohet Balluku apo jo.

Politikisht ne duhet të kemi një qendrim. Pra, duhet të kemi një llogari morale.

Një mbajtje moralisht të gjërave.

Ajo qe më habit është pika që ne duhet të shkojmë në atë raport, ku të gjejmë të përbashkëtën.

Pse e ka këtë siguri Rama që vepron kaq qetësisht?

Madje, Baçi tha që për Gjykatën Kushtetuese. Në fakt, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë SPAK-ut për të pezulluar një ministre.

4-4 mund të kenë një mundësi Rama të bëjë një lojë politike, duke ndërhyrë dhe për mua është rezultati i keq, sepse duhet të kemi institucione që të japin vendime të prera.”- tha ai.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT":

 

EMISIONET