Kush mban përgjegjësi për betonizimin dhe plehrat? Çobani: Mos u fshihni pas fjalës "shqiptarët", fajin e kanë institucionet

Gjatë një diskutimi të fundit në studion e lajmeve të "Ora News", mbi gjendjen alarmante të bregdetit shqiptar, u ngritën pyetje të forta se kush mban përgjegjësi për ndotjen dhe betonizimin.

Pasi u sugjerua se vetë qytetarët e kanë keqtrajtuar bregdetin duke mos treguar kujdesin e duhur, i ftuari në studio, gazetari Artur Çobani, e kundërshtoi ashpër këtë përgjithësim.

Ai theksoi se faji nuk mund t'i faturohet popullit, pasi bregdeti dhe i gjithë vendi kanë qeveri, organizma dhe struktura shtetërore që duhet të shërbejnë si roje.

U nënvizua fakti se përgjegjësia për praninë e mbeturinave, ndotjes, ndërtimeve të paligjshme dhe betonizimit bie drejtpërdrejt mbi këto institucione dhe jo mbi qytetarët e thjeshtë.

" Shqiptarët, kjo fjala shqiptarë është pak, është e gjerë domethënë. Nuk do të shprehej në këtë lloj mënyre të paktën këtu në emision. Ka një roje ky bregdet.

Siç ka gjithë ky vend, ka një qeveri, ka organizma, ka struktura lokale apo qendrore.

Se kjo ngjan pastaj si e tha pastaj kryeministri, 'shikoni se si është lënë me plehra' e të tjera me radhë. Kur përgjegjësia dihet e kujt është kur ka plehra, dihet e kujt është kur ka ndotje, dihet e kujt është kur ka ndërtime të paligjshme apo betonizime. Është e vërtetë që duhet të ishin ndoshta ndalur që më parë.

Por gjërat nuk bëhen kështu si me urdhër. Tani të jemi të sinqertë. Ndër ata aq mijëra njerëz, që nuk e di se si i kanë numëruar, nuk jam nga ata që shoh dronet apo u besoj pamjeve me dron që mund të japin ndonjëherë disa gazeta apo disa media, të cilat i japin sipas interesit të tyre. Por në fund të fundit, aq mijëra njerëz, aq dhjetëra mijëra njerëz nuk janë ngritur thjesht për një ndotje mjedisore", u shpreh Çobani.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

EMISIONET