Uiski japonez 'thyen' rekord botëror/ Shitet në ankand për afro 1 milion dollarë

Uiski japonez 'thyen' rekord botëror/ Shitet në ankand

Një shishe e veçantë uiski single malt Yamazaki 50-vjeçar, e krijuar ekskluzivisht për një klub privat elitar në Japoni ka thyer rekord botëror.

Shishja 700 mililitërshe është shitur për pothuajse dyfishin e çmimit të saj të parashikuar rreth 1,000,000 dollarë amerikanë.

Ankandi Bonhams që u mbajt në Hong Kong, në të cilin morën pjesë tre ofertues, theu rekordin e mëparshëm prej afërsisht 790,000 dollarë amerikanë, të vendosur në vitin 2020 për një uiski  Yamazaki 55-vjeçar.

Uiskiu 50-vjeçar Yamazaki është prodhimi i dytë më i vjetër i distilerisë, duke u prodhuar vetëm tre herë, në vitet 2005, 2007 dhe 2011.

Shishja 700 ml është etiketuar me uashi, letër tradicionale japoneze dhe është nënshkruar nga Shinji Fukuyo, një specialist nga distileria japoneze Suntory kompania mëmë e Yamazaki-t.

Besohet se kjo shishe është lëshuar në treg në mesin e viteve 2000 dhe që atëherë ka qenë në duar private.

Uiskiu është plakur në drurin më të mirë japonez të lisit Mizunara dhe shishja është shitur në kutinë e saj origjinale prej druri, e shoqëruar me një varëse.

EMISIONET