KQZ regjistron PS dhe PL për zgjedhjet e 14 majit, shqyrtohet kërkesa e dy grupimeve të PD-së
Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e 14 majit, Partinë Socialiste dhe Partinë e Lirisë.
Sa i takon Partisë Demokratike, Celibashi ka deklaruar se fillimisht do të bëhet një dëgjesë nga përfaqësues të të dy grupimeve pretendente dhe në fund do të shqyrtohet se cilit prej grupimeve i takon.
"Do të bëhet një dëgjesë dhe në fund do të shqyrtohet se cili nga grupimet do të zgjidhet. Nuk e ndajmë dot në mënyre paraprake pasi do të konsiderohet sikur po e paragjykojmë çështjen," tha Celibashi.
Ndërkohë përfaqësuesi i grupimit të Berishës, Ledio Nuraj është shprehur se ata kanë dokumentcionin që parashikon kodi zgjedhor ndërsa kërkesa është depozituar në përputhje me kodin.
"Kemi dokumentacionin që parashikon kodi zgjedhor dhe kërkesa është depozituar në përputhje me kodin," tha ai.