Taulant Balla publikon një foto: Përse duhet të jenë serbët në protestë për Zvërnecin?!

Taulant Balla publikon një foto: Përse duhet të jenë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot lidhur me protestën e organizuar në Zvërnec.

Balla publikoi pamje nga pjesëmarrësit në protestë, ndërsa tërheq vëmendjen për makina me targa serbe që i janë bashkuar protestës.

Taulant Balla publikon një foto: Përse duhet të jenë

“Ja dhe ata qe e ‘duan’ më shumë se sa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po këto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?!”, pyet Balla.

Shoqëria civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën sot në zonën e Porto Novos dhe plazhit të Dalanit në Vlorë për të protestuar kundër një projekti investimi në Zvërnec.

Me pankartat “Larg duart nga Narta” dhe flamuj kuqezi, qytetarët marshuan përgjatë bregut të detit duke kërkuar mbrojtjen e natyrës. Sipas tyre, kjo zonë ka rëndësi të veçantë si për komunitetin lokal, ashtu edhe për qytetin e Vlorës në tërësi.

LIVE/PO NDODH - Nis protesta e 7-të në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit

EMISIONET