VIDEO/ PA KOMENT nga sheshi te Kryeministria, vogëlushët: “Shqipëria e re - Shqipëria e re”

Protesta përpara Kryeministrisë ka marrë një tjetër ngjyrim këtë pasdite, kur në podiumin e fjalimeve janë ngjitur fëmijë të vegjël, duke u bërë zëri më i pastër i revoltës qytetare.

Një slogan i ri dhe i fortë ka pushtuar sheshin, duke u kthyer në kryefjalën e tubimit: “Shqipëri e re!”.

Zërat e fëmijëve që thërrisnin në kor këtë slogan kanë emocionuar mijëra të pranishmit, të cilët i janë bashkuar thirrjeve të tyre me duartrokitje dhe brohoritje.

Ky moment u pa si një simbol i shpresës për të ardhmen dhe si një mesazh i prerë se lufta e nisur në shesh nuk është vetëm për të sotmen, por për brezin që po rritet.

LIVE/PO NDODH - Nis protesta e 7-të në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit

EMISIONET