Këlliçi publikon skemën e nepotizmit: Korrupsioni në bashkinë e Tiranës po penalizon qytetarët

Këlliçi publikon skemën e nepotizmit: Korrupsioni në

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, ka publikuar një tjetër video ku tregon nepotizmin në bashkinë e Tiranës.

Ai shkruan se korrupsioni në bashki penalizon qytetin dhe qytetarët dhe se ky është një fenomen që na kushton të gjithëve, ndërsa përfitues janë vetëm një grusht njerëzish, kur të gjithë të tjerët humbasin.

Këlliçi: Korrupsioni në Bashki penalizon qytetin dhe qytetarët. Është një fenomen që na kushton të gjithëve. Përfitues janë vetëm një grusht njerëzish, të gjithë të tjerët humbasin. Duhet të ngremë zërin, të revoltohemi ndaj atyre që shtojnë pasurinë e privilegjet mbi kurrizin e njerëzve. Po të bëhemi bashkë e mundim korrupsionin. Me 14 maj fiton qyteti dhe qytetarët!

EMISIONET