Këlliçi në Ora News: Kam dalë në çdo rrugë të Tiranës për të dëgjuar hallet e qytetarëve

I ftuar në Ora News, kandidati për bashkinë e Tiranë, Belind Këlliçi u shpreh se ai ka bërë ture në gjithë Tiranën për të dëgjuar hallet e tyre.

Ai tha se çdo kandidat për bashkinë para se të dalë në garë duhet të bëjë dëgjesë me të gjithë grupet e interesit.

Këlliçi: Unë kam shpallur kandidaturën time qysh në tetor dhe jam në çdo lagje e rrugicë për të parë hallet e qytetarëve. Pasi kam qenë në çdo lagje unë vij me ofertë dhe me një ekip për një ndryshim në Tiranë për hallet e qytetarëve. Çdo kandidat para se të dalë në garë duhet të bëjë dëgjesë me të gjithë grupet e interesit.

Unë kam një luks që mundtë dal në rrugë i shoqëruar pa bodigardë dhe pa roje, por duke dalë vetëm me një ekip që mbajnë shënime. Veliaj nuk del në rrugët e Tiranës, por del me kaseta të gatshme.

EMISIONET