“5 mijë lekë për pensionistët” Rama: Nuk ka lidhje me zgjedhjet, nuk mund t’i lëmë të presin

Në një dalje për gazetarët, kryeministri Edi Rama është pyetur nëse është në shkelje të Kodit Zgjedhor lidhur me shpërblimin e pensionistëve me 5 mijë lekë.

Ai tha se këto janë të gjitha çështje dhe janë të gjitha zotime që janë marrë dhe s’kanë lidhje me kodin zgjedhor  zgjedhjet.

Ai shtoi se zgjedhjet nuk mund të pengojnë shpërblimet për pensionistët, në kushtet që jo 5 mijë lekë por 1 mijë lekë të reja për pensionistët janë të domosdoshme.

Rama: Tani, së pari këto janë të gjitha çështje dhe janë të gjitha zotime që janë marrë dhe s’kanë lidhje me kodin zgjedhor  zgjedhjet. Mbi të gjitha për pensionistët që janë mbi të gjithë dhe që për 1 mijë e arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe kanë marrë më pak të gjithë, nuk duhet t’i shkojë mendja njeriu ta bëjë këtë pyetje. Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi që ekziston, siç ekzistonte edhe më parë, por nëse nuk ndjehet, se qeveria shqiptare është aty në mbrojtje të konsumatorëve.

Problemi i madh i krizës së energjisë dhe inflacioni dhe s’mund t’iu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme ju s’mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni katër muaj se kështu kanë vendosur partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë ta panjohura në botë. Kjo nuk mundet t’i shkojë në mend njeriu që mund të na pengojë se mund të shpërblejmë pensionistët, në kushtet që jo 5 mijë lekë, por 1 mijë lekë të reja për pensionistët janë të domosdoshme.

EMISIONET