Karanxha: Grupi hetimor i '21 janarit' u riformatua përsëri, ishte ngjarje e rëndë
Avokati dhe ish-prokurori Ervin Karanxha i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se grupi hetimor i 21 janarit u riformatua përsëri.
Karanxha: Grupi hetimor u riformatua përsëri.
Grupi hetimor është drejtuar direkt nga zyra e prokurorit të Përgjithshëm Ina Rama.
Sepse ishte ngjarje e rëndë.
Pra edhe takimet që janë bërë janë bërë në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm.
Kjo ka qenë çështje që drejtohet direkt nga zyra e prokurorit të përgjithshëm.
Sepse ka qenë koha që atëherë prokuroria ka qenë e centralizuar.
Dhe ne kemi proceduar në terren.
Veprimet në terren janë bërë nga prokurorët. Unë prsh kam bërë shumë veprime.

