"Ka ëndërr të jetë një diktaruc i vogël", Açka: Sot shqiptarët po shahen në gjuhë të huaj për shkak të Edi Ramës

Deputetja Flutura Açka thotë se përfshirja e kryeministrit Rama në hetimet e FBI për ish-agjentin e saj McGonigal është një nga skandalet më të mëdha në vend në 32 vite demokraci.

Në një intervistë për Rtv Ora ajo thotë se shqiptarët po shahen në gjuhë të huaj për shkak të tij.

Poll

Açka: Edi Rama nuk vjen të japë llogari për një ngjarje e cila në njëfarë mënyrë prek të gjithë shqiptarët sepse sot shqiptarët po shahen në gjuhë të huaj për shkak të Edi Ramës. Deri sot ka qenë Edi Rama që ka akuzuar këdo. Sot është radha e tij për të dhënë llogari pse e ka sharë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Është një nga skandalet me të mëdha që mund të ndodhnin në këto 32 vite në Shqipëri.

Në përgjigje të akuzave të tij në rrjetet sociale se opozita po tenton të mbulojë diellin me shoshë, ajo thotë se cicërimat në Twitter nuk kanë vlerë më dhe se ai duhet të japë llogari në Kuvend për aferën e tij personale që ka përfshirë një shtet të tërë.

Açka: Këto fjalë që i thotë në ciu ciu është mirë ti thotë në parlament dhe të përballet me opozitën dhe të vetët. Ka ardhur momenti që Rama të mbyllë këtë lojë dhe të vijë të përballet me të vërtetën e vet. Nuk ka pse t'ja ngarkojë as PS dhe as shqiptarëve atë për të cilën është përfshirë vetë. Edi Rama është përfshirë në shkatërrimin e demokracisë shqiptare. Të shkatërrosh opozitën përballë të cilës duhet jesh tregon se ky njeri ka vetëm një ëndërr. Të kthehet në një diktaruc të vogël, një njeri që të diktojë dhe blejë të gjitha pushtetet. Nuk ka më, të vijë të japë llogari për aferën e tij personale që ka përfshirë një shtet të tërë.

edi rama charles mcgonigal flutura acka

EMISIONET