"Dil nga vrima Rama!" Açka për skandalin "McGonigal": Kryeministri duhet të dorëhiqej, po kërkon kohë

Deputetja demokrate Flutura Açka u shfaq sot në Kuvend me një letër ku shkruhej "Dil nga vrima Rama!"

E në fakt kryeministri nuk shkoi në seancë dhe Açka për Rtv Ora thotë se pikërisht kjo shmangie e Ramës ndaj të vërtetës rreth lidhjes së tij me ish-agjentin e FBI-së dhe mandatimi i Spiropalit shkaktoi gjithë kaosin sot në Kuvend.

Flutura Açka: Skena e sotme ishte kulminacioni i asaj që ka disa javë që është ndërtuar ngadalë. Nuk është më vetëm faji i opozitës por çfarë do të bëjë Rama me veten dhe llogaridhënien e tij. Gjëja e parë që ka detyrim pushteti është të japësh llogari. E shihni sa pak vijnë në studiot televizive ministrat për të dhënë lloogari,sa pak flasin në parlament. Gjithë kohën flasin çfarë bën opozita, hedhin baltë mbi opozitën. Asnjëherë nuk shpjegojnë çfarë ndodh në dikasteret e tyre. Kryeministri duhet të vijë derisa ka një të vërtetë, raporti i tij me agjentin e FBI. Fakti që nuk vjen dhe nuk përballet me këtë të vërtetë tregon se nuk ka kurajo. Është çështje që ka të bëjë me të personalisht dhe nuk mund t'ja delegojë asnjë ministri. Mandatimi i zonjës Spiropali ishte një gjë e gabuar dhe që shkaktoi gjithë sherrnajën që ndodhi sot në parlament.

Poll

Në gjykimin e saj Rama do të duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas këtij skandali.

Flutura Açka: Ai nuk është nga ato natyra që tërhiqet. Ka një krekosje të vazhdueshme. Seancën e fundit në dhjetor kam pasur një debat personalisht me të. Më tha nuk i fshihem vetes time. Sot unë doja ti thoja: I fshihesh vetes tënde sot? Një baltosje personale ndaj tij ka të bëjë me çdo shqiptar. Jemi të detyruar të ndjekim fatin e kryeministrit tonë kur ai është i detyruar të distancohet nëse nuk ka pjesë në këtë. Të japë llogari dhe të japë dorëheqjen. Në opinionin tim duhet ta kishte dhënë dorëheqjen.

Deputetja thotë se kryeministri po kërkon kohë me besimin se ngjarja do të fashitet.

Flutura Açka: Është vetëm axhenda e të vërtetës. Ka një të vërtetë që nuk mund ta tregojë dot sot. Po kërkon kohë. Ose shpreson për ndojë fashitje të gjërave ose mendon se do ndodhë si ka ndodhur deri tani me gjithë grabitjet që janë bërë në Shqipëri, përplasjet me opozitën. Kjo është një bombë që ka plasur në mesin e PS. Duhet të nisë një reflektim nga ata vetë por me çfarë u pa sot ata as nuk kanë ndërmend.  Më duket se edhe ai do të bëjë të njëjtën gjë që bëri Sali Berisha me PD, edhe ai do të mbajë peng PS. Tani kemi dy aktorë në qendër të gjithë kësaj sherrnaje, të cilët do të mbajnë këto dy parti të rëndësishme. Përplasja e tyre po sjell këtë lloj agonie.

"Dil nga vrima Rama!" Açka për skandalin

edi rama charles mcgonigal flutura acka

EMISIONET