Nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për k*ime lu*te në Kosovë/ Procesi pritet të zhvillohet në mungesë

Nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për k*ime lu*te në Kosovë/

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nis sot shqyrtimi fillestar ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të Departamentit Special të kësaj gjykate, të pandehurit akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në mesin e të akuzuarve janë Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq dhe persona të tjerë, ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë.

Gjykata ka bërë të ditur se, sipas propozimit të Prokurorisë Speciale, procesi gjyqësor pritet të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi ata kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.

Përmes një njoftimi, institucionet e drejtësisë u kanë bërë thirrje të akuzuarve që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të drejtësisë së Kosovës.

Rasti pritet të trajtojë përgjegjësinë penale për veprime të dyshuara gjatë luftës, ndërsa gjykata do të vlerësojë provat dhe pretendimet e palëve gjatë procesit gjyqësor.

 

 

EMISIONET