Zjarr masiv në Fushë-Arrëz/ Flakët përfshijnë pyjet e Iballes, kërkohet ndërhyrja me helikopter

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Iballe të Fushë-Arrëzit, mbi lagjen Gere.
Terreni malor ka pamundësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve të Fushë-Arrëzit, të cilët u stacionuan në qendër të Njësisë Administrative, ndërkohe që banorë të zonës dhe shërbimi pyjor kanë vijuar punën gjatë gjithë natës me mjete rrethanore.
Për shkak se zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe në ekonominë pyjore Iballe-Mëzi është kërkuar ndërhyrja me helikopter nga Forcat e Armatosura, të cilët po punojnë për ruajtjen e perimetrit, me qëllim vënien nën kontroll të flakëve.
Mësohet se zjarri ka nisur në një sipërfaqe me shkurre dhe dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme.

