''Ishte nxitës i djegies së mandateve'', Basha: Me Metën nuk ka për të pasur më asnjë marrëdhënie politike
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta ka pushuar së ekzistuar për të si faktor politik, duke e akuzuar si nxitës të djegieve të mandateve në vitin 2019.
Basha: “Ilir Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve, njësoj si të tjerët.
Disa të tjerë si Ilir Meta hedhin gurin e fshehin dorën, këtë bëri pas 21 Janarit pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër.
Ilir Meta është përfituesi më i madh i pushtetit të Ramës, është faktori kryesor për ardhjen e Ramës në pushtet dhe mbajtjen e tij në pushtet në 2017, dhe me çmenduritë e tij në 2021 të malit me gropa.
Për ne Ilir Meta ka pushuar së ekzistuari si faktor politik, por si kryetar i PD qëndrimi im është që me Ilir Metën dhe Pl nuk ka për të pasur më asnjë marrëdhënie politike.
Janë apo është pazarxhi kronik i cili problemet nuk i ka më as me PD, por atje ku i ka, të përballet me problemet që ka.