Ilir Meta mbetet në qeli, Gjykata e Apelit refuzon kërkesën për lirim!

Ilir Meta mbetet në qeli, Gjykata e Apelit refuzon kërkesën

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga qelia.

Me vendimin e saj, Apeli ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, duke bërë që Meta të vijojë të qëndrojë në paraburgim ndërsa ndaj tij vazhdojnë hetimet.

Ish-presidenti po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave, si dhe mosdeklarimit e fshehjes së pasurisë.

Meta i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa organi i akuzës vijon procedurat hetimore për çështjen. Vendimi i Apelit konfirmon qëndrimin e mëparshëm të gjykatës për mbajtjen në fuqi të masës shtrënguese të sigurisë.

EMISIONET