Vetmia vret po aq sa sëmundjet: modeli japonez që po tërheq vëmendjen e botës

Vetmia vret po aq sa sëmundjet: modeli japonez që po tërheq

Ka një kolltuk bosh pranë një shtrati, në një shtëpi kujdesi në periferi të Tokios. Mbi atë kolltuk ndodhet një robot i vogël i bardhë me dy sy të mëdhenj e të rrumbullakët, shkruan corriere.it.

Nuk flet me një zë sintetik dhe nuk reciton fraza të programuara paraprakisht: ai përsërit fjalët, heshtjet madje edhe të qeshurat e një personi të vërtetë, i cili nga kilometra larg, përmes një ekrani, i dhuron praninë e tij dikujt që atë prani nuk e ka më.

Është një skenë që duket si fantashkencë, por në fakt është realitet i sistemit shëndetësor japonez.

Pas këtij avatari të vogël fshihet një ide që mjekësia po e merr gjithnjë e më seriozisht: vetmia nuk është vetëm një ndjenjë e trishtuar, por një faktor rreziku për shëndetin, i matshëm po aq sa duhanpirja apo hipertensioni.

Dhe nëse është një sëmundje sociale, atëherë dikush duhet ta trajtojë.

Vetmia si çështje shtetërore

Japonia ishte vendi i parë në botë që e shndërroi këtë ndërgjegjësim në një vendim qeveritar, duke krijuar në vitin 2021 një Ministri të Vetmisë dhe Izolimit.

Vendimi u mor pasi, gjatë pandemisë, niveli i vetëvrasjeve u rrit sërish për herë të parë pas më shumë se një dekade, duke goditur veçanërisht gratë.

Që atëherë, kjo çështje është bërë pjesë e përhershme e agjendës publike: anketa kombëtare për të matur përmasat e fenomenit, forume, plane veprimi dhe madje edhe një lloj “diplomacie të vetmisë”, me takime mes ambasadorëve dhe përdorimin e robotëve-avatar për t’u dhënë zë njerëzve që ndodhen larg.

Kjo qasje e ka transformuar një problem që më parë perceptohej si privat dhe disi i turpshëm, në një çështje kolektive për të cilën shteti merr përgjegjësi.

Çfarë thotë shkenca: trupi vuan nga izolimi

Bazën shkencore për këtë qasje e përbën një numër gjithnjë në rritje provash.

Një rishikim i gjerë sistematik, i botuar në revistën shkencore Nature Human Behaviour, që analizoi 90 studime afatgjata me më shumë se dy milionë pjesëmarrës, zbuloi se si izolimi social ashtu edhe vetmia lidhen me një rritje të konsiderueshme të rrezikut të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, si edhe me rritjen e vdekshmërisë nga kanceri.

Një tjetër rishikim i fundit, i botuar në European Psychiatry, e ka matur fenomenin te të moshuarit: rreziku i vdekjes nga të gjitha shkaqet rritet me 14% për shkak të vetmisë, me 35% për shkak të izolimit social dhe me 21% për ata që jetojnë vetëm.

Mekanizmat e mundshëm janë biologjikë: stresi kronik, inflamacioni i vazhdueshëm në nivel të ulët, si dhe ndryshimet në sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar.

Pra, nuk bëhet fjalë për një shprehje figurative. Është një proces real që prek organizmin, nga zemra deri te truri, duke përshpejtuar edhe rënien e aftësive njohëse.

Një robot që bën shprehje të fytyrës dhe i mban shoqëri një personi është sigurisht i realizueshëm

Sfida e vërtetë është shumë më konkrete:
“Të ngresh një person nga shtrati, ta shoqërosh në banjë, ta ndihmosh me higjienën personale. Këto nuk i bën inteligjenca artificiale; i bëjnë robotët, sepse kërkohet ushtrim force fizike.

Ndërkohë, Japonia ka vendosur tashmë se dikush duhet të merret me problemin e vetmisë, djhe ata  priten të jenë robotët.

EMISIONET