Ja si të pengoni hyrjen e milingonave në shtëpi pa përdorur kimikate të forta...

Ja si të pengoni hyrjen e milingonave në shtëpi pa përdorur

Me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës, milingonat bëhen më aktive dhe shpesh depërtojnë në shtëpi në kërkim të ushqimit dhe ujit. Sipas ekspertëve, këto insekte lënë pas gjurmë kimike të njohura si feromone, të cilat i ndihmojnë anëtarët e tjerë të kolonisë të gjejnë të njëjtën rrugë drejt burimeve të ushqimit.

Përveç produkteve kimike që përdoren zakonisht për largimin e tyre, specialistët sugjerojnë edhe disa metoda të thjeshta shtëpiake që mund të ndihmojnë në kufizimin e lëvizjes së milingonave.

Një prej tyre është përdorimi i pudrës së bebeve. Sipas ekspertit të punimeve shtëpiake Glen Peskett nga “Saxton Blades Multi Tools”, pudra mund të krijojë një pengesë fizike dhe të ndërhyjë në gjurmët e feromoneve që milingonat përdorin për orientim.

“Kjo mund ta bëjë më të vështirë për milingonat të ndjekin të njëjtën rrugë dhe të kalojnë në zona të caktuara të shtëpisë”, shpjegon ai.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo metodë nuk i eliminon milingonat dhe nuk përbën zgjidhje për infestime të mëdha. Ajo mund të ketë vetëm një efekt të përkohshëm në reduktimin e aktivitetit të tyre.

Përdorimi është i thjeshtë: një shtresë e hollë pudre bebesh mund të spërkatet pranë hyrjeve të mundshme të milingonave, si pragjet e dyerve, kornizat e dritareve apo çarjet në dysheme.

Specialistët kujtojnë se mënyra më efektive për të shmangur praninë e milingonave mbetet ruajtja e pastërtisë në shtëpi, largimi i mbetjeve ushqimore dhe eliminimi i burimeve që i tërheqin ato. Në këtë mënyrë, rreziku i krijimit të kolonive brenda ambienteve të banimit zvogëlohet ndjeshëm.

EMISIONET