Atentati në Tiranë, Meta: Kriminelët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës, qeveria ka futur vendin në kaos

Atentati në Tiranë, Meta: Kriminelët lëvizin lirshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për gnjarjen e rëndë që tronditi Tiranë, ku një grua mbeti e vrarë dhe 5 të tjerë përfshirë dhe një vajë të mitur si pasojë e një atentati me armë në lokalin e Fatjon Muratit, një person me të kaluar të dyshimtë kriminale.

“Pa kaluar dy javë nga vrasja makabër e tre grave të pafajshme krimi godet sërish, kësaj radhe duke rrezikuar në mënyrë ekstreme jetën e njerëzve të pafajshëm në lagjen e Don Boskos.

Kriminelët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve.

Kjo situatë e rendit dhe sigurisë publike, që përkeqësohet çdo ditë dhe çdo orë tregon qartë se qeverisja e rilindjes ka dështuar totalisht dhe e ka futur vendin në kaos.

Qeveria nuk ka bërë asgjë për ndalimin e kriminalitetit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprave kriminale ndaj të cilave po ekspozohen të pambrojtur qytetarët shqiptarë.

Qytetet tona meritojne dhe kërkojne siguri, që qeveria e inkriminuar rilindase j'ua ka mohuar për shkak të kapjes së saj nga krimi.

Ndaj të ngrihemi të gjithë në këmbë për të realizuar Ndryshimin, që mbron qytetarët dhe familjet e tyre nga krimi”, deklaron Meta.

vrasja atentat ilir meta vrasja atentat don bosko sahit murati fatjon murati astrit meraj emanuel sala ermir bejuku genc shohalli mimoza paja

EMISIONET