Habit Rama: Shqiptarët po kthehen nga Gjermania, ju del më mirë këtu, atje nuk ke me kë pi një kafe

Habit Rama: Shqiptarët po kthehen nga Gjermania, ju del më mirë

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të diele ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan ku ka diskutuar dhe rikujtuar edhe një herë rritjen e pagës minimale dhe mesatare në vendin ton.

Rama është shprehur që deri në 2025 paga minimale do të arrije deri në 45 mijë lekë dhe shtoi se më e rëndësishme në këtë moment jo vetëm në vendin tonë por dhe në të gjithë Evropën është mbijetesa për krahë pune.

Sipas shefit të qeverisë ashtu si Gjermania dhe Italia për shkak të mungesës së fuqisë punëtore kanë hapur dyert për punëtorë nga vende të ndryshme.

Rama: Nëse ne nuk do ti mbijetojmë luftës më të egër që sapo ka filluar në Evropë, ajo për krahun e punës. Kur kam takuar kancelarin gjerman i kam folur për çështjen e mjekëve dhe të infermierëve por që gjermania të jetë kjo që jetë duhet që të ketë 7 milionë plus krahë pune prurje., që do të thotë që është në mendjen e çdo dite të Gjermanisë dhe të gjithë vendeve të tjera të zhvilluara, edhe pse Italia lufton me emigracionin e paligjshëm vijon që të flasë për hapje dyersh për punëtorët.

Dhe në një pjesë të kohës ku biznesi do të dalë jek e jek duhet që të jetë shumë i lumtur. Paga minimale e jona sot është bërë 40 mijë lekë në vitin 2023, ndërkohë që në parashikimin programatik të PS-së dhe të asaj partisë tjetër që duke qenë se nuk kanë gjë në dorë do të bëj këtë e do bëj atë thotë se do e bëja. Dhe ata në programin e tyre elektoral ku kishte trena me energji elektrike e çfarë nuk kishte paga minimale ishte 35 mijë lekë, kurse ne e bëmë 40 mijë. Do ta rrisim dhe e çojmë në 45 mijë lekë deri në 2025 dhe po nuk shkoj 60 ne jemi duke luftuar kundër kohës. Lufta kundër kohës është e tmerrshme, kemi dyfishuar të ardhurat për frymë e kemi filluar me 3300 euro, sot jemi me 6400, por po nuk shkuam në 10 mijë euro për frymë nuk kemi të ardhme.

Po shikojmë një element interesant të kthimeve në Shqipëri, të atyre që kanë qenë dhe që vijojnë të jenë prej shumë vitesh jashtë. Unë njoh konkretisht një familje në Vlorë që merret me një biznes pllakash. Një çun u iku në Gjermani dhe është kthyer sërish pasi atje nuk kisha ç’të bëja me 2000 euro atje. U ktheva dhe më del më mirë këtu se atje. Atje nuk ke një të bësh muhabet ose të pish një kafe. Ne kemi detyrën që në këtë përpjekje ta shtyjmë biznesin dhe vetë rritja e pagave në sektorin publik është një shtysë. Do të detyrohen dhe të tjerët që ti rrisin.

EMISIONET