PAMJET/ "Grushtoi" Sinajn në seancë plenare, deputeti Nallbati shkon në SPAK: Nuk kam goditur askënd

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për zbardhjen e arsyeve që çuan në dhunë gjatë seancës plenare të një jave më parë, ku Partia Socialiste ka paditur deputetin demokrat Bledion Nallbati ne akuzën për “goditje për shkak të detyrës” ndaj Vullnet Sinës.

Ndërkaq dy ditë pas thirrjes së deputetit socialist, këtë të hënë është thirrur para prokurorëve për të dhënë dëshminë e tij mbi atë çfarë ndodhi në seancën plenare të së hënës vetë autori i grushtimit, deputeti demokrat Bledion Nallbati.

Ky i fundit menjëherë pas dhënies së dëshmisë deklaroi për mediat në oborrin e SPAK-ut, se nuk ka goditur askënd, pavarësisht pretendimeve të socialistëve.

Por si PS ashtu dhe Grupi i Rithemelimit ka hartuar kallëzim penal ku padit Vullnet Sinën për goditje për shkak të detyrës.

spak edison vatnikaj bledion nallbati

EMISIONET