Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e Begajt, Presidenca: E respektojmë vendimin

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e Begajt, Presidenca: E

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit që caktonte 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, ka ardhur reagimi zyrtar nga zyra e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në një njoftim për mediat, Presidenca bën të ditur se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi:

Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun

Njoftim për Media

Tiranë, më 9 tetor 2025

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025.

EMISIONET