Gjokutaj: “Kryetari” me letra dhe “Kryetari” që ndihet si i tillë, nuk hyjnë në zgjedhje nëse Rama ...
Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar lidhur me situatën në Partinë Demokratike vula e së cilës mbahet nga Enkelejd Alibeaj ndërsa në letrat zyrtare kryetar i saj është Lulzim Basha, edhe pse ky i fundit një vit më parë tha se kishte dhënë dorëheqjen.
Përmes rrjeteve sociale, Gjokatj shprehet se nuk duhet të ccuditemi nëse “Kryetari” me letra, referuar Bashës, dhe “Kryetari” që ndihet si i tillë, referuar Alibeajt, referuar rezultatit të Zgjedhjeve Lokale të pjesshme të 6 Marsit 2022 nuk do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 Majit nëse Rama nuk ju premton disa Bashki nga të tijat!
““Kryetari” me letra dhe “Kryetari” që ndihet si i tillë, referuar rezultatit të Zgjedhjeve Lokale të pjesshme të 6 Marsit 2022 nuk do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 Majit nëse Rama nuk ju premton disa Bashki nga të tijat! Mos u çudisni! Mos më thoni pastaj që nuk ua thashë!", shprehet në reagimin e tij avokati Genc Gjokutaj.