FOTO/ Vokshi denoncon situatën në QSUT: Pacientja me serum në dorë e shtrirë në karriget e korridorit

FOTO/ Vokshi denoncon situatën në QSUT: Pacientja me serum në

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka denoncuar rastin e një gruaje e cila po merr shërbim në kushte skandaloze në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Siç shihet në foto, qytetarja me serum në dorë është e shtrirë në korridoret e Urgjencës , pa një shtrat, pa një dhomë, pa dinjitetin minimal që i takon çdo pacienti.

Postimi i Albana Vokshit:

Një nënë, një grua, një qytetare… e shtrirë në karriget e korridorit të Urgjencës në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, me serum në dorë, pa një shtrat, pa një dhomë, pa dinjitetin minimal që i takon çdo pacienti.

Kjo është gjendja reale e shëndetësisë sot.

Është një qytetare e sëmurë e shtrirë mbi karrige metalike, në pritje të një shërbimi bazik.

Shëndetësia nuk është luks.

Pacientët nuk janë statistika. Janë prindërit tanë, janë motrat tona, janë njerëzit tanë.

Kjo situatë kërkon reagim, kërkon përgjegjësi, kërkon ndryshim.

FOTO/ Vokshi denoncon situatën në QSUT: Pacientja me serum në

EMISIONET