Foltorja në Krujë/ Bylykbashi: Të bashkohemi të gjitha partitë opozitare në një front

Drejtuesi politik i PD-së për Durrësin, Oerd Bylykbashi ka qenë i pranishëm në foltoren e organizuar në Krujë. Në fjalën e mbajtur, Bylykbashi tha se fitorja e demokratëve në Bashkinë e Krujës është modeli se si PD mund të punojë fort dhe të jetë fituese.
Bylykbashi u shpreh se Shqipëria po shkon drejt një situate që kërkon zgjidhje të menjëhershme.
Duke u ndalur te reforma teritoriale, deputeti demokrat deklaroi se do të ishte mirë që Kruja dhe fuhsë Kruja të ishin dy bashki të ndryshme.
Më tej, Bylykbashi tha se Kruja është një vendet që është prekur më shumë nga shpopullimi duke qenë një nga modelet se si shteti ushuan shpresat shqiptarëve.
“Unë si drejtues i qarkut Durrës bashkë me ju kemi arritur diçka të madhe në Bashkinë e Krujës. Fitorja në këtë bashki është baza, modeli se si ne mund të punojmë fort dhe të jemi fitues. Do të doja shumë që në reformën territoriale të kemi mundësinë që Kruja dhe Fushë Kruja të jenë dy bashki të ndara.
Shqipëria po shkon drejt një situate që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Të bashkohemi të gjitha partitë opozitare në një front. Kruja nga vendet që ka ndjerë më shumë shpopullimin. Është modeli dhe shembulli se si shteti me dorën e vet u shuan shpresën shqiptarëve.
Është detyra jonë që të ngirhemi së bashku. Kemi hyrë në një rrugë pa kthim për rrëzimin e Ramës dhe klikës së tij. Ftesa jonë është që shqiptarët të bashkohen për të rrëzuar Edi Ramën, ajo është shpresa e vetme”, tha Bylykbashi.


