Foltorja në Lezhë, Berisha: PD është mbrojtësja më e vendosur e votës së shqiptarëve

Në foltoren e rradhës, Berisha foli mes demokratëve të qytetit të Lezhës nga ku ai u shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë ndaj PD.
Ndëkaq, krydemokrati vijon të theksoj se ata e mbrojtën votën gjatë zgjedhjeve dhe bënë çmos për të pasur një proces të pastër votimi.

“E votuan pavarësisht për gabimin që kishte bërë, e votuan për parimësinë që ajo tregoi.

Për guximin që ajo tregoi. Ajo u ngrit si “feniksi” dhe fitoi zgjedhjet parlamentare 2001, të cilat e dinë të gjithë shqiptarët se si u grabitën me fenomenet e Dushkut etj etj.

 Përsëri, ne qëndruam dhe e gjunjëzuam pushtetin. Mbrojtëm votën. U shndërruam, ja u them unë ju, në mbrojtësit më të sigurt, më të vendosur të votësd së shqiptarëve.

Nuk ka ndodhur kurrë që ata të cilët vëzhguan zgjedhjet të shkruajnë në raportin e tyre se “ne e ndryshuam raportin pasi opozita solli prova të pakundërshtueshme. Raporti ndryshoi, zgjedhjet u damkosën. 

Qeverisë së asaj kohe, ne i hoqëm legjitimitetin dhe ashtu siç jemi ne, Partia Demokratike, e vlerave, e përcaktuar në rrugën tonë pë realizimin e qëllimit të mjeteve demokratike.

Ne vazhduam betejën dhe fituam në vitin 2005.

Vite të qeverisjes të cilat sollën, ndryshime që Shqipëria nuk i ka pasur kurrë.

Sollëm ndryshime thelbësore.

Shqipëria nga mjerimi i varfërisë që ishte, u ngjit në grupin e vendeve me të ardhurat të mesme dhe të larta.- tha Berisha.

 

EMISIONET