"4 autobusë të aksidentuar në 2 javë", Maho: Linçimi dhe sulmi i Veliaj ndaj JOQ dhe Lolitës i patolerueshëm
Gazetari Armand Maho dënoi lançimin e kreut të bashkisë Tiranë ndaj JOQ dhe Lolitës.
I ftuar në "Ora e Betit" ai tha se Rama dhe Veliaj çdo zë kritik e përkthejnë si gjobë ndaj tyre.
Maho: Sot dëgjova kryetarin e bashkisë të Tiranës që sulmoi me emra dy portale. Njëri është portale memesh. Sipas tij e paskan shantazhuar dhe i paskan kërkuar gjobë. JOQ dhe Lolita. Bëri një linçim publik ndaj dy individëve. Nëse ato që kanë shkruar janë të drejta për çfarë duhet ti kërkojnë gjobë? Kryetari i bashkisë ankohet për shantazh, po një qytetar i thjeshtë? Çdo zë kritik qenka një faturë gjobë që i shkon Veliaj dhe Ramës. Po flasim në një ambjent që është persekutuar dhe sekuestruar për fjalën e lirë. Ajo që ndodhi me Top Channel mund të na ndodhë çdon kujt, ishte rasti i Klodiana Lalës që e gjuajnë me kallash në shtëpi. Kjo është fryma që implementon kryeministri dhe tani kryetari i bashkisë në luftën ndaj medias. JOQ shkruajti poër aksidentin e Saukut. Pse nuk ndodhi? Për dy javë katër aksidente me autobusët e linjës. sot del dhe flet për autobusët e shpejtë. 8 vjet çfarë bëri? Mori ata autobusë që janë bërë për skrap tani. Tani që rivali i tij dha një premtim që mund të jetë shumë real doli dhe foli për autobusët e shpejtë.