Meta i shkon sërish në zyrë Berishës: Bashkë do fitojmë patjetër!

Prej ditësh në fushatë bashkë në krah të kandidatëve të koalicionit "Bashkë fitojmë”, Ilir Meta dhe Sali Berisha u takuan këtë të martë në selinë e PD. Kryetari i Partisë së Lirisë para mediave më pas u përgjigje për çështjen e financimeve dhe fletën e votimit pa kryetar koalicioni më 14 maj.

Kryetari Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa prej ditësh kanë qenë bashkë në fushatë për kandidatët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në zgjedhjet e 14 majit.

"Bashkë do të fitojmë patjetër."

Ndërsa duke dha detaje për temat e diskutimit me Sali Berishën, Ilir Meta iu përgjigje nga selia e Partisë së Lirisë, akuzave të kundërshtarëve për fushatën e 14 majit.

"I dëshpëruar kërkon të mbjellë konfuzion. Me një kartelë për transparencë ju bëni pyetjet dhe do ti merrni nga nivelet përkatëse."

KQZ la pa emër kryetarin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në zgjedhjet e 14 majit. Për Ilir Metën kjo ka pak rëndësi, pasi sipas tij demokratët e kanë të qartë se kë do të votojnë.

"Demokratët e dinë shumë se nuk do të kishte qenë aq e lehtë për ta të fitonin në 2005 nëse Ilir Meta nuk do të kishte krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim."

Kryetari i Partisë së Lirisë, shprehu optimizëm në për rezultatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë", çka sipas tij ka dëshpëruar Edi Ramën.

"Nuk kanë konkurentë përballë kandidatëve tanë për arsye se zgjodhi të emëronte kukulla".

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET