Meta: Rama e Veliajt të tmerruar nga manifestimi në stadiumin kombëtar, kandidatët tanë nuk kanë konkurentë
Në një dalje për mediet, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se lidhur me fondet e tubimit në "ai Albania" gazetarët pyetjet me shkrim mund t'i drejtojnë te personat përkatës që mund të kthejnë përgjigje.
Ai shtoi se çdo ditë që kalon ankthi i atij që do të mbillte pemë pasi mbolli beton dhe shkatërrim në Tiranë për 20 vite, në Durrës për 20 vite, duke vënë dorë edhe mbi pasuritë arkeologjike dhe hapësirat publike.
Meta: Këto janë pyetje që ju i ngrini me të drejtë. Mund t’i bëni pyetjet me shkrim dhe personat përkatës mund t’ju kthejnë përgjigje. Por ka shumë të drejtë Rama dhe ‘ramarucët’ e tij kudo ku ndodhen që janë të tmerruar nga manifestimi në stadiumin kombëtar, siç janë nga manifestimi në Durrës, Elbasan apo edhe dje në Gramsh. Do të jenë të detyruar që të shmangin vëmendjen nga vjedhja që Rama ka bërë në të gjitha këto bashki. Ta sjellë në mistrecllëqe të tilla. Megjithatë ju bëni pyetjet dhe do t’i merrni përgjigjet. Çdo ditë që kalon ankthi i atij që do të mbillte pemë pasi mbolli beton dhe shkatërrim në Tiranë për 20 vite, në Durrës për 20 vite, duke vënë dorë edhe mbi pasuritë arkeologjike dhe hapësirat publike.
Nuk ka konkurrentë përballë konkurrentëve tanë tani kërkon të mbjellë konfuzion me atë ‘billboard’ e shtrenjta, duke pranuar dështimin e plotë të Rilindjes më 14 Maj. Ai mund të dalë ajo zonja që as administrata nuk ia di emrin në Durrës përballë Igli Carës, apo ai kukulla në Elbasan përballë një personaliteti si Luçiano Boçi. Sigurisht që ata nuk dalin dot.

