“Faktet dolën-Dorëheqja detyrim”/ PD nxjerr spotin e protestës së 11 shkurtit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2023, 13:19

Partia Demokratike ka publikuar spotin e protestës së opozitës më 11 shkurt.
Shqiptarët janë thirrur të bashkohen kundër skandalit Rama – McGonigal, me moton e dyfishtë “Faktet dolën-Dorëheqja është detyrim” dhe “Pluralizimit i dalim Zot. Votës së lirë i dalim Zot”.
Në spotin e saj, Partia Demokratike bën thirrje që shqiptarët të bashkohen të shtunën më 11 shkurt ora 12.00 para Kryeministrisë.

