Edhe pse nuk deklaroi "3 vitet burg në Greqi", Balla pohon: Qerim Ismailaj do rikandidojë më 14 maj në Mallakastër
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër në zgjedhjet e 14 majit.
Balla u shpreh se me rastin e Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim, ndërsa shtoi se fakti që dikush thirret në SPAK nuk të ndalon të kandidosh.
Sa i përket pyetjes për rastin e Bulqizës, nëse do të ketë një emër të ri pasi Lefter Alla është pas hekura, ai nuk pranoi të komentonte më gjatë.
“Nëse një qytetar shqiptar gjatë kohës në emigracion është dhunuar apo ka pasur një problem që nuk ka asnjë lloj dënimi pr një vepër penale, janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur”, tha Balla.
Pyetje - përgjigjet me gazetarët
Përse vendosni persona me precedent penal, nuk ka njerëz të tjerë në PS?
Balla: Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Zoti Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më ? Unë e përshëndes punën e zotit Dumani.
Por fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton artë rastet e mos-kandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo. Thirrje ime për këdo që i ka shërbyer sigurimit të shtetit dhe është përfshirë në veprimtarinë e tij të mos kandidojë as për kryetar bashki dhe as për Këshilla, sepse ligji do të funksionojë,
Krybashkiaku i Mallakastrës do të kandidojë?
Balla: Sa i përket rastit të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë.
Emër të ri për Bulqizën. Lefter Alla pas hekurave?
Balla: Unë u thashë të gjejnë avokat. PS nuk është zyrë avokatie. Unë nuk komentoj asnjë deklaratë.