“Transparencë, jo anshmëri!”/ Celibashi: Media, raportim korrekt në fushatë. Partitë të deklarojnë reklamat

Mediat do të jenë nën monitorim të shtuar në zgjedhjet e 14 majit. Kryekomisioneri ilirian celibashi thekson se duhet të garantohet raportim transparent dhe i paanshëm. Shqetësim, sipas tij mbetet fshehja e financimit për reklamat, duke i renditur si minutazh falas.

Kur na ndajnë tre javë nga nisja e fushatës elektorale, kryekomisioneri zgjedhor Ilirjan Celibashi kërkoi nga media raportim korrekt.

Në tryezën me ekspertë vendas e të huaj, ai dhe një herë solli në vëmendje përcaktimet e minutazhit për forcat politike.

Ilirjan Celibashi: “Media ka detyrimin për të siguruar akses të njëjtë për të gjithë konkurentët në një garë elektorale, pa asnjë preferencë politike”.

Fshehja e financimeve për reklamat duke u renditur si minutazh falas ishte një tjetër shqetësim.

Ilirjan Celibashi: Eksperiencat e deritanishme kanë treguar se ka paqartësi në këtë mes. Ne kemi raste të specifikuara justifikimin e tyre mbi një lloj ç’balancimi në pasqyrim të reklamave politike ndërmjet partive të ndryshme politike, apo subjekteve elektorale e kanë justifikuar me faktin: se ne po e kemi dhënë, por këto reklama i kemi dhënë falas.

Vendin e gazetave tashmë e kanë zënë portalet, për të cilat Celibashi kërkoi rregullimin ligjor.

Ilirjan Celibashi: Mediat online, apo rrjetet sociale për shkak se janë një risi nuk e kanë rregullimin që ato duhet të kenë.

Eliminimi i gjuhës së urrejtjes në mediat online dhe transparenca financiare ishin apeli i ambasadorit të OSBE-së De Santics.

zgjedhjet e 14 majit zgjedhjet vendore zgjedhjet ilirjan celibashi celibashi fushata zgjedhore

EMISIONET