Dosja e “SASPAC”/ Nuk ka qetësi për Beqajn, SPAK i ushtron kontroll shtëpisë së tij në Vlorë
Me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave që lidhen me procedimin ndaj Ilir Beqajt për dosjen e SASPAC, Prokuroria e Posaçme ka ushtruar një kontroll të papritur këtë të mërkurë në Vlorë.
Banesa ku është shkuar për kontroll ishte marrë me qira nga Beqaj në 2020, ndërsa ka qenë e kyçur në momentin e mbërritjes së oficereve të policisë gjyqësore.
Në këto rrethana është njoftuar mbrojtja e Beqajt, teksa avokati Ermal Yezeiraj nuk ka pranuar të shkojë pasi në dijeni e tij nuk është e lidhur aktualisht kjo kontratë qiraje.
Kërkesa e bërë nga prokurorja e posaçme Elida Kaçkini është miratuar të mërkurën nga GJKKO, ku lejon kontrolle edhe në një garazhe apo ambiente ndihmëse të këtij apartamenti të apartamentit