Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Lita: Deklarata e PD-së u përkthye në anglisht dhe iu dërgua ambasadave

Gazetari, Lavdrim Lita i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se deklarata e PD për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesit është pëkthyer në angisht dhe iu është dërguar gjithë ambasadave.

Lita: Ai (Sokol Mëngjesi) ka orientuar direkt se kush e ka bërë dhe polica është orientuar direkt për të gjetur autorët.

Ai i ka njohur autorët, nuk ka qenë se i kanë ardhur mbrapa shpine.

Që në orën 12:00 doli lajmi se motive ishte për pronat.

Të bësh politikë me fatkeqësinë e tjetrit, është e tepërt.

Ajo deklarata e Floriana Garos nuk është bërë vetëm për opinionin publik shqiptar.

Ajo është përkthyer në anglisht dhe iu është dërguar të gjitha ambasadave që goditja ndaj Sokol Mëngjesit është bërë për sport klub ‘’Partizanin’’.

Kur unë mund të them që kjo mund të ishte bërë edhe për cështjen e incineratorëve.

Ju e dini që Mëngjesi është avokat edhe i pronarëve të Incineratorit.

 

EMISIONET